Ministria për Punët e Jashtme na siguron mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

‼️ Mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

Për të gjitha pyetjet e drejtuara drejt Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ?? në botë, ju informojmë:

? Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës së Italisë ka njoftuar mbi afatet e qëndrimit të shtetasve të huaj në ?territorin italian pas situatës së emergjencës të krijuar për shkak të COVID-19.

? Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

? Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

? Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!

(burimi : FB | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë)

Duhet të jemi shërbëtorë të rrethanave.

Marco Tullio Cicerone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *