Njoftim i fundit nga Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano

📣 NJOFTIM !!!

Të nderuar qytetarë,

Konsullata e Përgjithshme e RSH në Milano ju bën me dije se më datë 31 Dhjetor 2025, për shkak të inventarit të fundvitit të kompanisë IdentiTek SHA, nuk do ta ketë të mundur të ofrojë shërbimin për aplikim dhe tërheqje të dokumenteve biometrike (pasaportë dhe kartë ID).

📌 Data 30 dhjetor 2025 është dita e fundit për vitin 2025 për:

• aplikimin për pasaportë dhe kartë ID

• tërheqjen e dokumenteve biometrike të përfunduara

📅 Takimet për dokumente biometrike (pasaportë dhe kartë ID), si edhe tërheqja e tyre, do të rifillojnë normalisht më datë 05 janar 2026.

⚠️ KUJDES !!!

Pasaportat dhe kartat ID të prodhuara gjatë vitit 2024, të cilat nuk janë tërhequr ende, do shpallen të pavlefshme nga kompania IdentiTek SHA dhe nuk do të jenë më të vlefshme për përdorim.

🙏 Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

(burimi: FB, Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano)

Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë të shumtët që janë të varfrit, nuk duhet të shpëtojë të paktit që janë të pasurit.

John Fitzgerald Kennedy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *