🚗 Konvertimi i Patentës Shqiptare në Itali – Mos humb kohë! 🇮🇹 🇦🇱

Keni më shumë se një vit që jetoni në Itali dhe po mendoni për patentën? Jemi këtu për t’ju sqaruar çdo dyshim dhe për t’ju ndihmuar hap pas hapi!

  • Rregulli i vitit të parë: Gjatë 12 muajve të parë nga marrja e rezidencës suaj të parë në Itali, ju mund të drejtoni mjetin tuaj lirisht me patentën shqiptare. Pas kësaj periudhe, kalimi në patentë italiane bëhet i detyrueshëm nëse dëshironi të vazhdoni të drejtoni mjetin.
  • Kushti kryesor i rezidencës: Për të bërë konvertimin, duhet të keni më pak se 4 vjet rezidencë në Itali në momentin e aplikimit.
  • Kujdes me datën e marrjes: Patenta juaj shqiptare duhet të jetë lëshuar përpara datës së vendosjes së rezidencës suaj në Itali.
  • Skadenca e akordit: Marrëveshja aktuale dypalëshe për konvertimin e patentave është në fuqi deri më 30 Tetor 2031.

📄 Ne kujdesemi për gjithçka!

Zyrja jonë ju mirëpret dhe ju ofron ndërmjetësim të plotë për të gjitha dokumentet konsullore që ju duhen:

  • Përkthim i betuar i patentës
  • Vërtetim vlefshmerie
  • Vërtetim mbi të dhënat e sakta

📞 Na kontaktoni sot për një konsultë ose vizitoni zyrën tonë për të nisur procedurat pa stres!

Rikujtesë:

Kërkohet nga përfaqësia diplomatike (konsullatat)

– Përkthimi i patentës shqiptare

– Vërtetim i lejes së drejtimit (patentës) për konvertim

– Vërtetim mbi të dhenat e sakta (kur ka mosperputhje të dhënave, kryesisht kur vëndlindja në patentë është shkruar SHQIPERI ALB)

‘Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim’

Ismail Kadare