Informojmë qytetarët se në bazë të artikullit 103, të dekretit ligjor italian nr. 18/2020, në fuqi nga data 17 Mars 2020 (DL ‘Cura Italia’), parashikohet shtyrja e vlefshmërisë deri më datë 15 Qershor 2020 e lejeve, çertifikatave, konçesioneve, autorizimeve dhe akteve abilitues, skadenca e të cilave përfshihet në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020.
Ndaj, vlefshmëria e
lejeve të qëndrimit (Permesso di Soggiorno) me skadencë në periudhën 31
Janar – 15 Prill 2020, shtyhet deri më datë 15 Qershor 2020. Kjo i jep
mundësinë këtyre qytetarëve të bëjnë kërkesë për rinovim pas kësaj date.
Artikulli 104 i të njëjtit dekret parashikon shtyrjen e vlefshmërisë
deri më datë 31 Gusht 2020 i dokumentave të identifikimit të lëshuara
nga zyrat e Administratës Publike italiane të cilat skadojnë pas datës
17 Mars 2020. Kujdes, dokumentat e identifikimit që plotësojnë këto
kritere nuk do të vlejnë për daljen nga territori italian pas datës së
skadencës të përcaktuar në dokument.
Sqarim për titullarët e lejeve të drejtimit nga Ministria Italiane e Infrastrukturave dhe Transporteve, i datës 24 Mars 2020:
– Patentat e drejtimit të mjeteve, të cilat kanë skaduar apo skadojnë pas datës 31 Janar 2020, ruajnë vlefshmërinë deri më datë 31 Gusht 2020 (duke qënë se përfshihen në kategorinë e dokumentave të identifikimit).
– “Carta di qualificazione del conducente (CQC)” dhe certifikatat e formimit profesional për transportimin e mallrave të rrezikshëm, me skadencë në periudhën 23 Shkurt – 29 Qershor 2020, do të ruajnë vlefshmërinë deri më datë 30 Qershor 2020.
– Për çertifikatat e abilitimit profesional (Certificato di abilitazione professionale CAP), që skadojnë në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020, shtyhet vlefshmëria deri më datë 30 Qershor 2020.
Informojmë gjithashtu se në bazë te evoluimit të situatës së emergjencës aktuale, vlefshmëria e dokumenteve mund të pësojë shtyrje të mëtejshme.
(burimi: fb Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano)

Koha dhe durimi arrijnë më shumë se forca dhe tërbimi.
Jean de la Fontaine