«Shtatzënë me dy burra në të njëjtën kohë, binjakët e mi kanë dy baballarë të ndryshëm: një fenomen shumë i rrallë»

Dy fëmijë, binjakë, me dy baballarë të ndryshëm. Një fenomen tepër i rrallë, i ndodhur vetëm rreth njëzet herë në botë. Ky fenomen quhet superfekundim heteropaternal: pas raporteve seksuale të njëpasnjëshme gjatë të njëjtit cikël ovulimi, dy vezë të ndryshme fendohen nga spermatozoidët e burrave të ndryshëm. Rrjedhimisht, binjakët ndajnë të njëjtën nënë, por kanë trashëgimi gjenetike atërore të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi, ku një nënë, dy vite pas lindjes së djemve të saj (binjakë ezogotë), u drejtua në një laborator gjenetike në vendin e saj për të zbuluar se kush ishte babai. Rezultati e tronditi edhe atë vetë: fëmijët, të ardhur në jetë në të njëjtën kohë, kanë dy baballarë të ndryshëm. Mjekët kryen testin rutinë, por pas rezultateve deshën ta përsëritnin për të qenë plotësisht të sigurt për atë që panë. Vetëm në atë moment u bindën.


Fenomeni

Për të përcaktuar atësinë e një personi, shkencëtarët kolumbianë përdorën një teknologji të quajtur «markuesit mikrosatelitë». Krahasohen fragmente të vogla të ADN-së së fëmijës, nënës dhe babait të supozuar.

«Marrim ADN-në nga secili prej tyre, analizojmë midis 15 dhe 22 pika, të quajtura mikrosatelitë, dhe i krahasojmë ato një nga një», tha profesori William Usaquén, drejtor i laboratorit.

Pasi analizuan 17 pika në ADN-në e nënës, të dy foshnjave dhe të babait të supozuar që iu nënshtrua testit, ata zbuluan se ADN-ja e babait korrespondonte me atë të njërit prej fëmijëve, por jo me të tjetrit. Sipas të gjithëve, kjo ishte diçka e jashtëzakonshme.

«Jam në krye të laboratorit prej 26 vitesh dhe ky është rasti i parë që kemi parë, dhe deri më tani i vetmi», përfundoi Usaquén. (burimi \ web)

Shtëpia e prindërve është shtëpia e fëmijëve. Në shtëpinë e fëmijëve, prindërit janë mysafirë.

Fausto Melotti