Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Itali, për shkak të emergjencës COVID-19!

Çdo dokument, çertifikatatë, vërtetim, leje (përfshirë lejen e qëndrimit), koncesion dhe autorizim, me vlefshmëri nga 31 janari deri më 15 prill 2020, ruan vlefshmërinë e vet deri më 15 qershor 2020.

Për shkak të masave shtrënguese lidhur me emergjencën COVID-19, të huajt që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë apo të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë) nuk duhet të përmbushin asnjë formalitet të mëtejshëm!

Qëndrimi ne Itali përtej afateve të lejuara, nëse ka ndodhur për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), nuk do të dëmtoje statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen!

(burimi: FB: Ambasciata d’Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali)

Nëse dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen realitet, zgjohu.

Ambrose Bierce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *