Shpesh na drejtojnë pyetjen shqiptarët e Italisë nëse kanë nevojë për vizë turistike për të vajtur në Egjipt!
Pasi lexuam me vëmendje përgjigjja është:
Nuk nevojitet viza nëse keni pasaportë diplomatike ose shërbimi ndërsa për të gjithë qytetarët e tjerë viza merret në kufi nëse shkojnë në Egjipt për një afat të shkurtër, pra për turizëm. Në rastet kur do shkoni në Egjipt për motive qëndrimi, nevojitet viza. Dokumenti i nevojëm për të vajtur në Egjipt është pasaporta biometrike dhe përpara se te dilni nga kufiri duhet të ketë më shumë se 3 muaj vlefshmëri.
Informacioni në vijim është një përmbledhje orientuese, megjithëse përpara udhëtimit duhet që të informoheni në lidhje me kushtet specifike të secilit shtet, duke filluar nga dokumentet e nevojshme, sendet që nuk mund të merrni me vete e deri te traditat e zakonet e vendeve ku do të udhëtoni.