Pasaporta e kohës së Mbretit Zog. Kjo është një pasaportë e vitit 1937!

Pasaporta e kohës së Mbretit Zog.

Kjo është një pasaportë e vitit 1937 dhe, krahas të dhënave të nevojshme në anën e djathtë të saj, në faqen e majtë janë disa parime, kujtesë për mbajtësin e saj. 

1. T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep nder e të fal emnin Shqiptar.

2. Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësin shqiptare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo Shqiptar asht vllau i Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate, tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shejin e komsis, shnderon veten e vet.

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandej ketë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.

Të bësh luftë për të ruajtur paqen është si të bësh dashuri për të ruajtur virgjërinë.

John Lennon