Njoftim
Në mbështetje të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe për të përmbushur kërkesat e tyre, njoftojmë se të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore që ofrojnë shërbimin e pajisjes me dokumente biometrike (pasaporta apo karta ID), do të jenë të hapura edhe ditëve të shtuna, duke filluar nga data 8 shkurt 2025, deri më datë
31 korrik 2025.
Orari i shërbimeve do të jetë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Shënojmë gjithashtu se Aktet Normative për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve aktuale, vlejnë vetëm për të mundësuar kryerjen e votimit nga qytetarët, deri në datën 11 maj 2025.
Shtyrja e afatit nuk vlen për:
– udhëtime
– shërbime konsullore
– procedura të tjera që kërkojnë dokument identifikimi të vlefshëm.
Për më shumë informacion lutemi na kontaktoni në:
Email: konsullore.rome@mfa.gov.al
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
(Burimi: fb \ Ambasciata d’Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali)

Nëse duam të kuptojmë qëllimet e vërteta të të tjerëve dhe t’u njohim shpirtin, nuk duhet të dëgjojmë çfarë thonë, por të vëzhgojmë çfarë bëjnë.
Francesco Alberoni