Ja cilat prokura lëshohen nga zyrat konsullore në Itali

Si çdo shërbim konsullorë edhe për tu pajisur me prokurë të posaçme duhet aplikuar on-line në portalin qeveritar. Për të aplikuar on-line mund t’ju ndihmojmë edhe ne.

Sipas udhëzimeve të fundit prokurat që lëshojnë konsujt në Itali janë:

-Për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, përveç atyre që gjenerohen nga e-albania (certifikatë martese para vitit 2010, certifikatë nga akti i lindjes, certifikatë trungu para vitit 2010, certifikatë vdekje)
-Për regjistrim fëmije në Zyrën e Gjendjes Civile
-Për regjistrim martese në Zyren e Gjendjes Civile
-Për regjistrim vdekje ne Zyren e Gjendjes Civile
-Për tërheqjen e bonusit të fëmijës
-Për shpallje martese –kur njëri prej bashkëshortëve është me leje qëndrimi
-Për pajisje apo tërheqje pasaporte (për rastet e të miturve nën 18 vjeç)
-Për tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë
-Për tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve
-Për tërheqje pensioni
-Për përdorim të përkohshëm automjeti
-Për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri si dhe në çështje të tjera civile dhe administrative
-Për dorëzim, firmosje ose tërheqje dokumentesh pranë Institucioneve shtetërore dhe private

Do bëjmë kujdes, që sapo të ketë modifikime, ti bejmë publike! 🙂

Për info të detajuar ju mirëpresim në numrin tonë të telefonit.

Max Weber

Mes strukturave shoqërore, burokracia është më e vështira për t’u shkatërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *