Ja kërkesa zyrtare e dokumentacionit që duhet të kemi me vete ditën e takimit.
Pas datës së aplikimit (Pra kur paraqiteni në përfaqësi për fotot dhe shenjat e gishtërinjve) Pasaporta është gati për 4 – 6 javë për arsye se pasaportat prodhohen në Shqipëri dhe dërgohen me postë ne Milano e Romë.
Rinovimi / Ripajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për shtetasit mbi 16 vjec.
Kerkohet me patjeter prezenca e aplikantit ne Konsullate pasi i behet foto dhe merren shenjat e gishtave.
Për tërheqjen e pasaportës Konsullata ofron shërbimin postar duke bërë të mundur dërgimin e pasaportës në adresën tuaj të banimit në Itali dhe çdo shtet tjeter. Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten personalisht, duhet te paraqiteni ne Konsullate me riçevuten qe ju leshohet diten e aplikimit dhe dokumentat e aplikimit.
Kur aplikantit i ka skaduar pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaporta biometrike e skaduar.
- Karta e identitetit e skaduar.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Kur aplikantit i ka skaduar vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaporta biometrike e skaduar.
- Karta e identitetit shqiptare.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentat per aplikim:
- Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektura përkatëse ku jetoni në Itali.
- Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike dhe kartes se identitetit mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano diten e takimit. Denoncimi kushton 30 euro.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Kur aplikantit i ka humbur vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentat per aplikim:
Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqip edhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektuara përkatëse ku jetoni në Itali.
- Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano diten e takimit. Denoncimi kushton 30 euro.
- Karta e identitetit shqiptare.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm.
Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaportë e modelit të vjetër.
- Fotokopje të dokumentit të mësipërm.
Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti të dëmtuara.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaporta biometrike e dëmtuar.
- Karta e identitetit e dëmtuar.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm
Kur aplikanti aplikon për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për ndryshim të gjeneraliteteve
Dokumentat per aplikim:
- Pasaportë dhe kartë identiteti shqiptare me identitetin e vjetër.
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm
Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Konsullate) pasaporta e vjeter del jashte perdorimit, kesaj te fundit i prihet faqja e plastifikuar.
Pajisja me pasaporte biometrike per here te pare per shtetasit nen 16 vjeç.
Aplikuesi (femija) duhet te jete me patjeter i regjistruar me heret prane Zyres se Gjendjes Civile perkatese ne Shqiperi. Pas dates se aplikimit (pra kur paraqiteni ne perfaqesi PER FOTOT DHE SHENJAT E GISHTERINJVE) pasaporta eshte gati per 6 – 8 jave per arsye se pasaportat prodhohen ne Shqiperi dhe dergohen me poste ne Milano. Pasaporta kushton 130 euro. Afati i vlefshmerise se pasaportes eshte 5 vjet.
Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve, ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure.
Per terheqjen e pasaportes Konsullata ofron sherbimin postar duke bere te mundur dergimin e pasaportes ne adresen tuaj te banimit ne Itali dheçdo shtet tjeter. Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten vete, duhet te paraqiteni ne Konsullate me riçevuten qe do t’ju leshohet diten e takimit dhe dokumentat e aplikimit.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhedokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edheprokura).
- Dokumenti/tat i/e mesiperm/e duhet tejete/ne edhe i/te fotokopjuar/a.
Rinovimi / ripajisja me pasaporte biometrike per shtetasit nen 16 vjeç.
Leshohet vetem pasaporte me afat vlefshmerie deri ne 5 vjet Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure. Per terheqjen e pasaportes Konsullata ofron sherbimin postar duke bere te mundur dergimin e pasaportes ne adresen tuaj tebanimit ne Itali. Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten vete, duhet te paraqiteni ne Konsullate me riçevuten qe do t’ju leshohet diten e takimit dhe dokumentat e aplikimit.
Dokumentat per aplikim:
- Pasaporta biometrike e skaduar e aplikantit.
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
- Dokumenti/tat i/e mesiperm/e duhet tejete/ne edhe i/te fotokopjuar/a.
Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike.
- Ne rastin kur aplikuesi (femija) ka humbur pasaporten biometrike shqiptare, atehere duhet te paraqitet denoncimi i bere ne polici nga njeri prej prinderve. Denoncimi duhet te jete i perkthyer ne gjuhen shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vule “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektura perkatese ku jetoni ne Itali.
- Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike dhe kartes se identitetit mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano. Denoncimi kushton 30 Euro.
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhedokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
- Fotokopje të dokumentave të mësipërm
Mjeshtria e diplomacisë është ta ndash kulaçin në mënyrë të tillë që secili të mendojë se ka marrë copën më të madhe.
Camillo Benso di Cavour