Ja mënyra për të bërë aplikimin on-line

Për ata që dëshirojnë të aplikojnë vetë pa ndihmën tonë ju nisim hapat që duhen ndjekur:

Më poshtë gjeni hapat të cilat duhet të ndiqni për kryerjen e aplikimit elektronik në e-albania.al

Hapi i parë: REGJISTROHU

1️⃣ Kodi i përdoruesit (NID): Vendosni numrin e identifikimit i cili gjendet në pasaportën biometrike/kartën ID/çertifikatën tuaj, psh. H12345678J ;

2️⃣ Fjalëkalimi: Nuk duhet të përmbajë emrin tuaj;

3️⃣Telefoni: Duhet të përmbajë prefiksin, 003069xxxxxxxx

5️⃣ Emri, atësia, mbiemri: Kini kujdes me gërmat “ë” dhe “ç” pasi duhen vendosur siç janë në çertifikatën tuaj.

6️⃣ Pyetja e sigurisë: Përzgjidhni një pyetje sigurie dhe mbani mend përgjigjen, pasi do ju vlejë në rast se harroni fjalëkalimin.Në përfundim të regjistrimit do t’ju vijë një kod me 4 shifra në e-mailin tuaj dhe një link për aktivizimin e llogarisë suaj në e-albania. Vendosni kodin në rubrikën ku ju kërkohet si dhe aktivizimin e llogarisë nga e-maili juaj. Në përfundim të këtij procesi do t’ju vijë një mesazh elektronik për regjistrimin e kryer me sukses.

Hapi i dytë: HYR

1️⃣ Identifikohu: Qytetar

2️⃣ Vendosni kodin e përdoruesit (NID) si dhe fjalëkalimin e krijuar.

3️⃣ Kërko shërbimin: Aplikim për pasaportë dhe kartë ID/prokurë e posaçme/ vërtetim/ deklaratë/ lidhje martese etj.

4️⃣ Krijo aplikim të ri: Mbushni rubrikat e paplotësuara dhe në fund ngarkoni foton e pasaportës suaj aktuale ose denoncimit të policisë në rast humbje.

5️⃣ Përzgjidhni datën dhe orën tuaj të takimit.

6️⃣ Apliko: Në përfundim të aplikimit do ju vijë një kod shumëshifror në varësi të shërbimit të kërkuar, psh. 03ATxxxxxx për pasaportë, së bashku me datën dhe orarin e caktuar nga ju, si dhe numrin e rradhës të gjeneruar nga sistemi.

Nëse keni nevoje për ndihmë dhe ndjeheni më të sigurtë mjafon një konribut i vogël ekonomk dhe ju ndërmjetsojmë me kënaqësi. Për personat në vështirësi ekonomike dhe shëndetsore Bajrak arrinë ti shërbeje falas.

Profesionisti është një njeri që mund ta bëjë punën mirë, atëherë kur ka dëshirë.

Alistair Cooke