Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike.

Shumë herë jemi përpjekur të sensibilizojmë këtë mundesi dhe më në fund njoftimin e bënë publike autoritetet.

Ministria e Brendshme njofton se, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.

Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme.
Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik!”, njofton Ministria e Brendshme.

Tani bashkëatdhetarët që kanë një shtetësi të dytë të cilët udhëtojnë me pasaporta europiane dhe ju nevojitet karta e identitet shqiptare për t’u identifikuar dhe shërbyer nga administrata publike dhe private shqiptare mund të pajisen vetem me ID duke kursyer mbi 130€.

Kush ka vërtet autoritet, nuk ka frikë ta pranojë gabimin e vet.

Bertrand Russell