Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë , kudo që ata ndodhen jashtë vendit.
burimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada | Albanian Embassy in Canada | fb Olta Xhacka
Distanca nuk ka rëndësi: vetëm hapi i parë është i vështirë.
Marie Anne de Vichy-Chamrond