Njoftim i fundit nga Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano

????NJOFTIM‼️

Në mbështetje të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe për të përmbushur kërkesat e tyre, njoftojmë se të gjitha Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore që ofrojnë shërbimin e pajisjes me dokumente biometrike (pasaporta apo karta ID) do të jenë të hapura edhe ditëve të shtuna, duke filluar nga data 8 shkurt 2025 deri më 31 korrik 2025. Orari i ofrimit të shërbimeve do të jete nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

Sqarojmë gjithashtu se, Aktet Normative për shtyrjen e afatit të vlefshmerisë së dokumenteve aktuale, vlejnë vetëm për mundësinë e kryerjes së votimit nga qytetarët deri me date 11 Maj 2025.

Shtyrja e afatit nuk vlen për:

a. Udhëtime;

b. Shërbime konsullore;

c. Apo procedura të tjera në të cilën kërkohet dokument identifikimi i vlefshëm.

????Aplikimet për rinovimin e dokumentëve biometrikë kryhen si gjithmonë përmes portalit

www.e-albania.al ????????????

Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Konsullatën e RSH në Milano në adresën e-mail zyrtare: consulate.milan@mfa.gov.al

(burimi: FB, Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano)

Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë të shumtët që janë të varfrit, nuk duhet të shpëtojë të paktit që janë të pasurit.

John Fitzgerald Kennedy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *