Këshilla e ditës dhe ja çfarë nevojitet për tu pajisur me pasaportë nëse ju ka humbur

Këshilla

Shpesh na kontaktojnë qytetarë që kanë humbur pasaportën dhe kartën e identitetit shqiptare dhe nuk disponojnë asnjë foto të tyre në telefonon dhe mail

Sugjerimi është që sapo të pajiseni me një dokument të rëndësishëm ti dergoni një kopje me mail vetes apo familjarit tuaj.

Në këtë mënyrë e keni të lehtë për ta gjetur në rast nevoje

Nëse dëshironi të pajiseni me pasaportë në Itali këto janë udhezimet dhe dokumentacioni që kerkohet:

Rinovimi / Ripajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për shtetasit mbi 16 vjec.

Pas datës së aplikimit (Pra kur paraqiteni në përfaqësi për fotot dhe shenjat e gishtërinjve) Pasaporta është gati për 4 – 6 javë për arsye se pasaportat prodhohen në Shqipëri dhe dërgohen me postë ne Milano.
Kerkohet me patjeter prezenca e aplikantit ne Konsullate pasi i behet foto dhe merren shenjat e gishtave.

Kur aplikantit i ka skaduar pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaporta biometrike e skaduar.
  • Karta e identitetit e skaduar.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Kur aplikantit i ka skaduar vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaporta biometrike e skaduar.
  • Karta e identitetit shqiptare.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike dhe karta e identitetit.
Dokumentat per aplikim:

  • Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektura përkatëse ku jetoni në Itali.
  • Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike dhe kartes se identitetit mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano diten e takimit. Denoncimi kushton 30 euro.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Kur aplikantit i ka humbur vetëm pasaporta biometrike.
Dokumentat per aplikim:

  • Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqip edhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektuara përkatëse ku jetoni në Itali.
  • Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano diten e takimit. Denoncimi kushton 30 euro.
  • Karta e identitetit shqiptare.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaportë e modelit të vjetër.
  • Fotokopje të dokumentit të mësipërm.

Kur aplikanti aplikon për herë të parë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti të dëmtuara.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaporta biometrike e dëmtuar.
  • Karta e identitetit e dëmtuar.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm

Kur aplikanti aplikon për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për ndryshim të gjeneraliteteve
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaportë dhe kartë identiteti shqiptare me identitetin e vjetër.
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm

Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Konsullate) pasaporta e vjeter del jashte perdorimit, kesaj te fundit i prihet faqja e plastifikuar.

Pajisja me pasaporte biometrike per here te pare per shtetasit nen 16 vjeç.
Aplikuesi (femija) duhet te jete me patjeter i regjistruar me heret prane Zyres se Gjendjes Civile perkatese ne Shqiperi. Pas dates se aplikimit (pra kur paraqiteni ne perfaqesi PER FOTOT DHE SHENJAT E GISHTERINJVE) pasaporta eshte gati per 6 – 8 jave per arsye se pasaportat prodhohen ne Shqiperi dhe dergohen me poste ne Milano. Pasaporta kushton 130 euro. Afati i vlefshmerise se pasaportes eshte 5 vjet.
Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve, ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure.
Per terheqjen e pasaportes Konsullata ofron sherbimin postar duke bere te mundur dergimin e pasaportes ne adresen tuaj te banimit ne Itali dheçdo shtet tjeter. Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten vete, duhet te paraqiteni ne Konsullate me riçevuten qe do t’ju leshohet diten e takimit dhe dokumentat e aplikimit.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhedokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edheprokura).
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Rinovimi / ripajisja me pasaporte biometrike per shtetasit nen 16 vjeç.
Leshohet vetem pasaporte me afat vlefshmerie deri ne 5 vjet Kerkohet patjeter prezenca e aplikantit (femijes) dhe e nje prej prinderve ose kujdestarit ligjor, ose perfaqesuesit me prokure. Per terheqjen e pasaportes Konsullata ofron sherbimin postar duke bere te mundur dergimin e pasaportes ne adresen tuaj tebanimit ne Itali. Ne rast se zgjidhni ta terhiqni pasaporten vete, duhet te paraqiteni ne Konsullate me riçevuten qe do t’ju leshohet diten e takimit dhe dokumentat e aplikimit.
Dokumentat per aplikim:

  • Pasaporta biometrike e skaduar e aplikantit.
  • Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Kur aplikantit i ka humbur pasaporta biometrike.

  • Ne rastin kur aplikuesi (femija) ka humbur pasaporten biometrike shqiptare, atehere duhet te paraqitet denoncimi i bere ne polici nga njeri prej prinderve. Denoncimi duhet te jete i perkthyer ne gjuhen shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vule “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) ose Prefektura perkatese ku jetoni ne Itali.
  • Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike dhe kartes se identitetit mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano. Denoncimi kushton 30 Euro.
  • Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike shqiptare e prindit qe e shoqeron femijen ose kujdestarit ligjor (si edhedokumentacioni i kujdestarise), ose perfaqesuesit me prokure (si edhe prokura).
  • Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

Ju bejme me dije se ne momentin qe aplikoni (kur paraqiteni ne Konsullate) pasaporta e vjeter del jashte perdorimit, pasi i prihet faqja e plastifikuar.

Më trego pasaportën tënde e do të thëm kush je ti.

Guy Mortier