Sa kohë nevojitet për t’u pajisur me pasaportë shqiptare në itali?

Shpesh herë na drejtojnë këtë pyetje prandaj po përgjigjemi sipas aftësive tona dhe vëmendjes që i kemi kushtuar për të dhënë një pergjigje objektive.

Dëshirojmë të nënvizojmë se afati kohorë varion sipas fluksit/kërkesave.

Afërsisht në këtë periudhë për tu pajisur me pasaporte nevojiten mesatarisht 2 deri në 4 javë. Pra, nëse aplikojmë online këto ditë, data e takimit do jetë afërsisht mbas 7 ditësh (afersish) dhe që të arrijë pasaporta në Itali nga data e aplikimit në konsullate nevojiten 4 javë.

Dy keshilla:
1) aplikoni afërsisht 2, 3 muaj para skadencës për të evituar radhën dhe organizuar angazhimet tuaja

2) nëse keni nevojë për ndihmë ju mirëpresim

Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë.

Josh Billings

Leave a Reply

Your email address will not be published.