Sa kohë nevojitet për t’u pajisur me pasaportë shqiptare në itali?

Shpesh herë na drejtojnë këtë pyetje prandaj po përgjigjemi sipas aftësive tona dhe vëmendjes që i kemi kushtuar për të dhënë një pergjigje objektive.

Dëshirojmë të nënvizojmë se afati kohorë varion sipas fluksit/kërkesave dhe viti 2019 ishte viti ku pasaporta biometrike ka mbushur 10 vjetorin .

Afërsisht në këtë periudhë për tu pajisur me pasaporte nevojiten mesatarisht 4 deri në 5 javë. Pra, nëse aplikojmë online këto ditë, data e takimit do jetë afërsisht mbas 7 ditësh (afersish) dhe që të arrijë pasaporta në Itali nga data e aplikimit në konsullate nevojiten 4 javë.

Dy keshilla:
1) aplikoni afërsisht 2, 3 muaj para skadencës për të evituar radhën dhe organizuar angazhimet tuaja

2) nëse keni nevojë për ndihmë ju mirëpresim

Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë.

Josh Billings

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *