Konvertimi i patentes, marrëveshje do të hyjë në fuqi 12 korrik 2021

Njoftimi i fundit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

🔴Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali. ❗Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci

‘Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim’

Ismail Kadare