Sa afat/vlefshmëri ka leja e kalimit?

Është mirë të përsërisim ca gjëra të rëndësishme në lidhje le ‘lejen e kalimit’ (lascia passare).

Leja e kalimit shërben për qytetarët që nuk kanë dokument identifikimi (pasaportë të vlefshme) për tu kthyer në shqipëri.

Nëse ka humbur pasaportat, ka skaduar pasaporta, është dëmtuar pasaporta ose nuk është pajisur akoma me pasaportë etj.. shtetasi shqiptar për të udhëtuar duhet pajisur me leje kalimi.

Ky dokument është një dokument urgjent dhe është i vlefshëm vetëm për tu kthyer në Atdhe.

Për t’ju përgjigjur me saktësi pyetjes, sa afat ka leja e kalimit mund të themi:

Leja e kalimit për fëmijët nga 0 deri 16 ka vlefshmëri 6 muaj ndërsa për shtetasit mbi 16 vjeç 1 muaj.

Këshillojmë si gjithmonë për lajme e informacione zyrtare ti drejtoheni zyrave shtetrore përkatëse ??

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!

Gjergj Fishta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *