Njoftim nga Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano

Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të pandemisë nga COVID–19 dhe në zbatim të Dekretit të fundit dhe rregullave të vendosura nga Qeveria Italiane, aktualisht është e mbyllur për publikun.
Garantojmë vetëm shërbimet urgjente (nulla osta për transport trupi ose aksidente) si dhe asistencë të përgjithshme shtetasve tanë të bllokuar në Itali për shkak të mbylljes së kufijve.
Qytetarët që kanë pasur të fiksuar një datë takimi mos të shqetësohen pasi do të njoftohen nga ne me e-mail në lidhje me datën e re sapo situata të normalizohet dhe të rifillojmë punën rregullisht.
Ju lutemi të jeni të mirëkuptueshëm si edhe të ndiqni me përpikmëri të gjitha rregullat e vendosura nga Autoritetet kompetente.
Shpresojmë që shumë shpejtë situata të përmirësohet dhe të gjithë ti kthehemi normalitetit.
Faleminderit!

(burimi: FB, Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano)

Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë të shumtët që janë të varfrit, nuk duhet të shpëtojë të paktit që janë të pasurit.

John Fitzgerald Kennedy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *