Turisti ?? mund të qëndroj më shumë se 90 ditë për shkat të COVID-19 ?

Sapo u  izolua Italia me Dekretin nr° 14 të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane i cili hyri në fuqi menjëherë pra me 10/03/20

Shumë telefonata dhe kerkesa na arriten me pyetjen: Po mbaron 90ditshi gjatë kohes që jemi të izoluar në Itali, mund të presim të normalizohet gjenja dhe të kthehemi në shqiperi pasi ka mbaruar emergjenca?

Pyetja është normale dhe shumë qytetare presin një pergjigje.

Pasi lexuam dekretin dhe udhezimet e autoriteteve italiane dhe pasi kontaktuam autoritetet kufitare italiane arritem në konkluzion se turistet shqiptare që gjenden në itali mund të kthehen në atdhe sapo të perfundojë masat shtrënguese që kufizojnë edhe lirinë e individëve të lëvizin lirshëm .

Racomandohet të mbajnë prova që kishin bileten e kthimit dhe menjëherë sapo të normalizohet gjendja të kthehen mbrapsht.

Legjislacioni italian disiplinon mosrespektimin e afateve të daljes nga Italia me art. 13, d. lgs. 286/98. Mund të themi se ky artikull nuk është i vlefshem derisa bashkëatdhetarët në Itali nuk mund të udhetojnë për forca madhora dhe nderprerje e trasportit ajror edhe detar.

Nenvizojmë dhe rakomandojmë se për lajme zyrtare ti drejtoheni dhe ti përmbaheni autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Ne jemi të përkushtuar që të azhurnojmë këtë postim posa të kemi indikacione të reja!

Urdhëron ai që mundet dhe bindet ai që do.

Alessandro Manzoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *