Shpesh herë na drejtojnë këtë pyetje prandaj po përgjigjemi sipas aftësive tona dhe vëmendjes që i kemi kushtuar për të dhënë një pergjigje objektive.

Dëshirojmë të nënvizojmë se afati kohorë varion sipas fluksit/kërkesave dhe viti 2019 është viti ku pasaporta biometrike ka mbushur 10 vjetorin 🥳
Afërsisht në këtë periudhë për tu pajisur me pasaporte nevojiten mesatarisht 4 deri në 5 muaj. Pra, nëse aplikojmë online këto ditë, data e takimit do jetë afërsisht mbas 10 javësh (afersish) dhe që të arrijë pasaporta në Itali nga data e aplikimit në konsullate nevojiten 6 deri në 8 javë.
Dy keshilla:
1) aplikoni afërsisht 5, 6 muaj para skadencës për të evituar radhën dhe organizuar angazhimet tuaja
2) nëse keni nevojë për ndihmë ju mirëpresim
Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë. Josh Billings