NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË VLEFSHMËRISË SË LEJEVE TË QËNDRIMIT DHE LEJEVE TË DREJTIMIT NË TERRITORIN ITALIAN

Informojmë qytetarët se në bazë të artikullit 103, të dekretit ligjor italian nr. 18/2020, në fuqi nga data 17 Mars 2020 (DL ‘Cura Italia’), parashikohet shtyrja e vlefshmërisë deri më datë 15 Qershor 2020 e lejeve, çertifikatave, konçesioneve, autorizimeve dhe akteve abilitues, skadenca e të cilave përfshihet në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020.

Ndaj, vlefshmëria e lejeve të qëndrimit (Permesso di Soggiorno) me skadencë në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020, shtyhet deri më datë 15 Qershor 2020. Kjo i jep mundësinë këtyre qytetarëve të bëjnë kërkesë për rinovim pas kësaj date.
Artikulli 104 i të njëjtit dekret parashikon shtyrjen e vlefshmërisë deri më datë 31 Gusht 2020 i dokumentave të identifikimit të lëshuara nga zyrat e Administratës Publike italiane të cilat skadojnë pas datës 17 Mars 2020. Kujdes, dokumentat e identifikimit që plotësojnë këto kritere nuk do të vlejnë për daljen nga territori italian pas datës së skadencës të përcaktuar në dokument.

Sqarim për titullarët e lejeve të drejtimit nga Ministria Italiane e Infrastrukturave dhe Transporteve, i datës 24 Mars 2020:

– Patentat e drejtimit të mjeteve, të cilat kanë skaduar apo skadojnë pas datës 31 Janar 2020, ruajnë vlefshmërinë deri më datë 31 Gusht 2020 (duke qënë se përfshihen në kategorinë e dokumentave të identifikimit).

– “Carta di qualificazione del conducente (CQC)” dhe certifikatat e formimit profesional për transportimin e mallrave të rrezikshëm, me skadencë në periudhën 23 Shkurt – 29 Qershor 2020, do të ruajnë vlefshmërinë deri më datë 30 Qershor 2020.

– Për çertifikatat e abilitimit profesional (Certificato di abilitazione professionale CAP), që skadojnë në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020, shtyhet vlefshmëria deri më datë 30 Qershor 2020.

Informojmë gjithashtu se në bazë te evoluimit të situatës së emergjencës aktuale, vlefshmëria e dokumenteve mund të pësojë shtyrje të mëtejshme.

(burimi: fb Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano)

Koha dhe durimi arrijnë më shumë se forca dhe tërbimi.

Jean de la Fontaine

35 pensieri riguardo “NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË VLEFSHMËRISË SË LEJEVE TË QËNDRIMIT DHE LEJEVE TË DREJTIMIT NË TERRITORIN ITALIAN

  1. Doja nje informacion
    Mua me Skadon permesso ne 10/06/2020 dhe kisha appuntament ne questure me 31/03 duke qene se te gjith appuntamentet jan shtyre si duhet te procedo?

  2. Pershendetje.
    Kisha nevoj per nje info.
    Me ka skaduar pasaporta ne nentor 2019.me pa mundesi per ta rinovuar.me duhet te shkoj ne shiperi me dt.1.6 2020.kam cart sogiorno.a mundt te shkoj ta rinovoj ne shipri pa leje kalimi?nqs nuk hapen zyrat.apo me duhet ses ben?faleminderit.

    1. faleminderit qe komentuat. ne nje situate normale nevojitet leje kalimi. nese do kemi lajme te reja ne lidhje me pyetjen tuaj do ti bejme publike

  3. Kisha apuntament per dt 2 prill, do dorzoja origjinalet per citadinancen, nuk e di? Cduhet te bejme? Zyrat jan mbyllur. Edhe nje pyetjje tjeter:ne gusht me skadon pashaporta shqiptare, nese deri atehere nuk mundem te shkoj ne shqiperi (shkak i mvylljes kufirit) si do veprojme? Flm

    1. shpresojme te kthehet shpejt normaliteti. sapo te hapen zyrat do keni mundesi te dorzoni letrat dhe te beni rinovimet. faleminderit

  4. Pershendetje kam konvertimin e lejes se qendrimit nga pune sezonale ne josezonale tani ne prille .si do te veprohet me ne .faleminderit

  5. Kam per te rinovuar lejen e qendrimit tani ne prille nga pune sezonale ne josezonale.si do te veprohet me ne.faleminderit

  6. Pershendetje kam futur permesso me dt 29 korrik 2019 che deri Tani nk ka dal ende spese mungonte nje leter
    Meqense Jan mbyllur questura mos duhet te shqetesohem per mbarim afati

  7. Pershendetje mua me ka skaduar permesso me kan njoftuar edhe me telefon per shtyrjenpor dua te di mund te vazhdosh pune ne rregulla me permesso te scaduar sepse kam fituar nje vend pune edhe pres te vazhdoj kto dit vlen premesso edhe pse me ka skaduar? Faleminderit

    1. vlefshmëria e lejeve të qëndrimit (Permesso di Soggiorno) me skadencë në periudhën 31 Janar – 15 Prill 2020, shtyhet deri më datë 15 Qershor 2020. \ faleminderit qe komentuat

    1. po flitet se do mundohet kthimi ne shqiperi per te interesuarit. telofono zyrat shtetrore per te mesuar sesi po organizohen. faleminderit qe komentuat

  8. Pershendetje!
    Desha te di per konvertimin e patentave shqiptare ne italiane si do behet? Un kam kryer te gjitha procedurat dhe kam shkuar te dorezoj dokumentet e nevojshme dhe aty me thane se kané skaduar marreveshjet ndermjet dy shteteve qe ne 25 dhjetor 2019.Shpresoj ne nje pergjigje nga ana juaj.
    Faleminderit!

    1. faleminderit qe komentuat. duhet ti kishit dorzuar para dates 25/12/19 – per me shume mund te telefonosh numrin qe gjendet ne portalin tone

  9. Pershendetje!Doja te informoesha te lutem e kam patenten shqiptare e me ka skaduar 19.01.2020.Mund te leviz akoma me ate petent?

    1. patenta shqiptare nuk rinovohet ne itali dhe dekreti i qeverise italiane nuk shtyn afatin e dokumentave shqiptare. faleminderit qe komentuat

  10. Pershendetje.une kam akoma patenten shqiptare edhe duhet ta kthej ne italiane por ky ligj ishte deri ne 31 dhjetor 2019…dua te di a do te jepet perseri mundesia per ta kthyer patenten apo jo.se jam ne dilem nuk di cte bej.faleminderit.

    1. aktualisht patenta shqiptare nuk konvertohet, sapo te kemi lajme i bejme publike. faleminderit qe komentuat #DoJaDalim

    1. faleminderit qe komentuat. na kontaktoni pasi te normalizohet gjendja. nese do keni veshtersi te merni vete takimin mund te na kontaktoni \ ju mirepresim #DoJaDalim

    1. nese do hapet konsullata takimi do jete i vlefshem, perndryshe do merni takim te ri sapo te kthehet normaliteti \ faleminderit qe komentuat \ do ja dalim \ #Bajrak

  11. Pershendjete,kam nevoj per nje info ju lutem pasi un jam ne itali me ka ber burri bashkim familjar tani jam me reqivut,kam pasur te ve shenjat e gishtave ne nentor 2019,per permesso por nuk i kam ven ende se me mungonte nje leter,tani eshte mbyllur kuestura,a kam ndonje problem per kalim afati?

  12. Pershendetje. Nenes time i skadon pashaporta ne 31.03.2020.
    Kishte bere bileten per te zbritur ne Shqiperi por per faktin e Coronavirus, fluturimet jane pezulluar. Mund te dale edhe me pashaporten e skaduar sapo te normalizohet gjendja, eshte ne possesso te permesso di soggiorno valido, apo duhet leje kalimi ???
    Flm

    1. duhet te kontaktoni autoritetet shqiptare ne itali nese keni urgjenca perndryshe keshillohet te udhetoni pasi te kthehet normaliteti \ faleminderit qe komentuat

  13. Pershendetje e kam mamin ktu ne itali dhene 5 prill ka bileten per shqipri dot niset me avjon a dot hapen aeroportet …

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *