Ministria për Punët e Jashtme na siguron mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

‼️ Mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

Për të gjitha pyetjet e drejtuara drejt Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 në botë, ju informojmë:

📌 Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës së Italisë ka njoftuar mbi afatet e qëndrimit të shtetasve të huaj në 📍territorin italian pas situatës së emergjencës të krijuar për shkak të COVID-19.

📌 Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

📌 Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

📌 Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku 🦠, do t’ja dalim!

(burimi : FB | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë)

Duhet të jemi shërbëtorë të rrethanave.

Marco Tullio Cicerone

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *