Masat e reja në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

Masat e reja të Aktit Normativ që janë futur në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
1. Kush eksporton barna e pajisje mjekësore pa autorizim, gjobë 5 mln lekë dhe sekuestro
2. Kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë
3. Familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë
4. Kush fsheh ardhjen nga zona të prekura ose të infektuarit që nuk vetëkarantinohen gjobë 700 mijë lekë
5. 1- 5 mln lekë gjobë për çerdhet, kopshtet dhe shkollat që nuk mbyllen
6. Palestrat, qendrat sportive dhe të internetit që rrinë hapur gjobë 1 mln lekë
7. Gjobë 1 mln lekë nëse organizoni ekskursione
8. Nëse hapni lokalet, restorantet dhe diskot 1 mln lekë gjobë
9. Postat që nuk respektojnë distancat në radhë 1 mln lekë gjobë
10. Strukturat shëndetësore publike/private që lejojnë grumbullim 1 mln lekë gjobë
11. Drejtuesit e makinave që qarkullojnë iu hiqet patenta për 3 vjet, bllokim mjeti
12. Deri në 5 mln lekë gjobë po rritët çmimet e ilaçeve e ushqimeve në kohën e koronavirusit
13. Emisionet me më shumë se 2 persona do gjobiten 1 mln lekë
14. Shkeljet e masave të sigurisë nga farmacitë gjobë 50 mijë deri në 10 mln lekë
15. Nëse rriten të infektuarit, spitalet private, hotelet e personeli në dispozicion të situatës, kush thyen urdhrin 5 mln lekë gjobë
16. Gjobat i vendos policia dhe institucionet e tjera, lekët derdhen në buxhetin e shtetit
17. Në periudhën e koronavirusit vendimet e organeve kolegjiale vetëm përmes video-konferencave
18. Akti Normativ me masat drastike deri sa të fitohet lufta me koronavirusin

Akti Normativ mbi masat për parandalimin e koronavirusit pas miratimit u botua në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi.

Qytetari i mirë nuk mund të tolerojë që në vendin e tij të ketë një pushtet që pretendon të jetë mbi ligjin.

Marco Tullio Cicerone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *