Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve në kuadër të masave parandaluese kundër COVID-19 🦠

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, se sipas parashikimeve të Udhëzimit Nr. 01, datë 26.02.2013, “Për Kompensimin dhe Asistencën e Pasagjerëve në Rastin e Mospranimit në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimeve” pasagjerët:

🔘 Kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë
OSE
🔘 Kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.

Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email 📧 ose telefon ☎️

Në rastet e mos-përgjigjes nga kompania ⭕️, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.

AAC, pas marrjes së njoftimit (reklamimit të problematikës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merr masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre.

Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është pax@acaa.gov.al ✅

Përfitojmë nga ky komunikim për t’i bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat parandaluese ❌🤝❌ të dhëna nga autoritetet shëndetësore 🩺 për parandalimin e përhapjes së COVID-19 🦠

(Burimi : Autoriteti i Aviacionit Civil )

Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lumtur nëse pjesa dërrmuese e saj është e varfër dhe e mjerueshme.

Adam Smith

8 pensieri riguardo “Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve

  1. E po per ne qe jemi bllokuar ne Milano dhe kemi len makinat ne Parking ne Rinas per 1 muaj sepse kompania as na lajmeroi qe do bllokoheshin fluturimet kush i paguan te gjitha leket e parkingut te aeroportit dhe shtepive qe kemi mar me qeraketu qe kushtojn nje dreq ketu ?

  2. Pershendetje,
    ka disa have qe u kam shkruajtur email per bileten qe preva per nenen time ne 9 mars nga Rimini per ne Tirane, nuk me jeni pergjigjur akoma. Kam telefonuar, por asnje pergjigje. Gjetem aeroportin e mbyllur pa asnje njoftim nga ana juaj dhe e aeroportit. Rimbursimi i biletes kur do behet?

  3. Prsh kam telefonuar 1000 here kompanin blue panorama por nuk pergjigjen thjesht rrijm ne linje 30 min dhe pastaj na e mbydhin duke then jan operatoret e zen
    Esht e pa drejt nga ana tyre te tallen me popullin perderisa operatoret per ate pune paguhen qe te japin informacion
    Turp

    1. nuk dua te justifikoj asnje… ndoshta ne kete periudhe edhe ata jane ne karantine \ faleminderit qe komentuat dhe uroj t’ju pergjigjen sa me shpejt

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *