Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë

Promovojme per te interesuarit njoftimin e Autoritetit te Aviacionit Civil (AAC) Shqiptare

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
• Aeroporti Ancona (AOI)
• Aeroporti Bologna (BLQ)
• Aeroporti Firenze (FLR)
• Aeroporti Genoa (GOA)
• Aeroporti Perugia (PEG)
• Aeroporti Pisa (PSA)
• Aeroporti Rimini (RMI)
• Aeroporti Torinos (TRN)
• Aeroporti Venezia (VCE)
• Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

Atij që dashuron, dhuroji krahë për të fluturuar, rrënjë për të qëndruar e arsye për t’u kthyer.

Tenzin Gyatso

6 pensieri riguardo “Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë

  1. Pershendetje me quajne Marsel Dokolli jam shqiptar por jetoj prej vitesh ne Pescara jam rezident ne shqiperi shkuan per diaa dite para covid-19 nusja me djalin dhe mbeten andej si i behet per tu kthyer ne itali? Faleminderit per mirekuptimin

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *