NJOFTIM nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano 🇦🇱

Promovojmë për të interesuarit një njoftim të rëndësishëm. Ja teksti i plotë dhe zyrtarë:

NJOFTIM!

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur sot më datë 08.03.2020, komunikon se ndërpriten të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 Prill 2020. Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id. do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.


Faleminderit!

Çdo vepër e mirë që bëhet me gjithë zemër, e afron njeriun gjithnjë e më pranë Zotit.

Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu)

15 pensieri riguardo “NJOFTIM nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano 🇦🇱

    1. do ju lajmerojne per nje date te re. Nese nuk kujtohen per ju kontaktoni konsullin qe ju ka caktuar takimin . flm qe komentuat

  1. Mirdita ..un kam aplikur me date 17 shkurt per karten e identitetit dhe pashaporten..kuptoj qe eshte bllokuar gjithcka..por kur te rihapet shpresojm pas dates 3 prill ..mund te vijm direkt ti terheqim .sepse un kur gjithcka te rihapet duhet te aplikoj per permeso di sogiorno dhe me duhet pashaporta.

  2. Mirmrama doja ti vazhdoja passaporten goces vogel qe mi scadon tani ne fund te marsit a ka munsi me dit si mundem me ba apo te vij direkt atje qe tja rinovoj sapo gjendja te normalizohet flm

  3. kam nusen ne shqiperi esht me dekumenta ne rregull po nga koronavirus jan bllokuar fluturimet drejt it kur mund te hape julutem grazie

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *