Ku mund të aplikoj online për shërbimet konsullore?

Pasi qytetari të mësojë se për çdo shërbim konsullore duhet aplikuar online i lind pyetja: ku mund të marr takimin për pasaporte apo nulla osta për martesë etj.. etj…

Portali qeveritar për të kërkuar takimet/shërbimet konsullore është:
www.e-albania.al

Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë për të aplikuar online janë të mirëpritur. Zyra jonë është vazhdimisht e azhornuar në normativat e administratës publike shqiptare dhe italiane.

Ja si vetë prezantohet portali e-Albania

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Të nxjerrësh informacione nga interneti është si të mbushësh gotën tek ujvara e Niagarës.

Arthur Charles Clarke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *