Sa kohë nevojitet për tu pajisur me pasaportë shqiptare në itali?

Shpesh herë na drejtojnë këtë pyetje prandaj po përgjigjemi sipas aftësive tona dhe vëmendjes që i kemi kushtuar për të dhënë një pergjigje objektive.

Dëshirojmë të nënvizojmë se afati kohorë varion sipas fluksit/kërkesave dhe viti 2019 është viti ku pasaporta biometrike ka mbushur 10 vjetorin 🥳

Afërsisht në këtë periudhë për tu pajisur me pasaporte nevojiten mesatarisht 4 deri në 5 muaj. Pra, nëse aplikojmë online këto ditë, data e takimit do jetë afërsisht mbas 10 javësh (afersish) dhe që të arrijë pasaporta në Itali nga data e aplikimit në konsullate nevojiten 6 deri në 8 javë.

Dy keshilla:
1) aplikoni afërsisht 5, 6 muaj para skadencës për të evituar radhën dhe organizuar angazhimet tuaja

2) nëse keni nevojë për ndihmë ju mirëpresim

Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë. Josh Billings

12 pensieri riguardo “Sa kohë nevojitet për tu pajisur me pasaportë shqiptare në itali?

    1. Nevojitet prokurë e posaçme nga nëna nëse nuk mund të paraqitet personalisht në Shqipëri. Qofshi të lumtur e gëzuar festat

  1. Kam apliku per pasaporten shqiptare ne milano mkan lon takim me 5 mars po mka skadu dhe karta indetitetit shqiptare esht problem apo duhet me apliku dhe per kart indentiteti flm

  2. Buonasera, mia madre e ricoverata in ospedale dopo un evento ischemico. il passaporto scade il 20 gennaio 2020. come devo comportarmi ‘per il rinnovo considerando che lei e disabile 100% anche prima di questo evento ? grazie

  3. Per shendet je. Per te aplikuar nje djale i moshes 16 vjec duhet te regjistrohet ne sistem per aplikim djali apo mund te regjistrohet nje nga prinderit ,sepse edhe ata duhet te aplikojne per pashaporte te re. Prinderit dhe djali jetojne ne itali e djali Ka lindur ne itali

    1. Aplikohet on-line ne portalin qeveritar. Nëse keni nevoje per ndihme kontaktoni numrin që gjendet në këtë faqe. Ju mirëpresim

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *