Çfarë nevojitet për të aplikuar për pasaportë shqiptare në Itali?

Ky shkrim permbane udhezimet kryesore te rasteve kur nje shtetas shqiptare mbi 16vjeç do pajiset me pasaporte shqiptare ne Rome ose ne Milano.

KUR APLIKANTIT I KA SKADUAR PASAPORTA BIOMETRIKE DHE KARTA E IDENTITETIT.

Dokumentat per aplikim 1. Pasaporta biometrike e skaduar 2. Karta e identitetit e skaduar. 3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

KUR APLIKANTIT I KA SKADUAR VETËM PASAPORTA BIOMETRIKE.

Dokumentat per aplikim 1. Pasaporta biometrike e skaduar 2. Karta e identitetit shqiptare. 3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

KUR APLIKANTIT I KA HUMBUR PASAPORTA BIOMETRIKE DHE KARTA E IDENTITETIT.

Dokumentat per aplikim 1. Denoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) përkatëse ku jetoni në Itali. 2. Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike dhe kartes se identitetit mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano. Denoncimi kushton 30 euro. 3. Leje drejtimi automjeti elektronik (model i ri i patentës). 4. Çdo dokument shqiptar apo italian me foto. 5. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

KUR APLIKANTIT I KA HUMBUR VETËM PASAPORTA BIOMETRIKE.

Dokumentat per aplikimDenoncimi i aplikuesit që ka humbur pasaportën biometrike shqiptare të bërë në polici. Denoncimi duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i vulosur (timbruar) me vulë “APOSTILLE” nga Gjykata (Tribunale) përkatëse ku jetoni në Itali. 1. Denoncimin per humbjen e pasaportes biometrike mund ta beni edhe prane Konsullates ne Milano. Denoncimi kushton 30 euro. 2. Karta e identitetit shqiptare. 3. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

KUR APLIKANTI APLIKON PËR HERË TË PARË PËR PASAPORTA BIOMETRIKE DHE KARTË IDENTITETI.

Dokumentat per aplikim 1. Pasaportë e modelit të vjetër. 2. Çertifikatë lindje të aplikantit me vulë elektronike (mund ta printoni në platformën e-albania), ose 3. Çertifikatë lindje të aplikantit lëshuar nga gjendja civile në Shqipëri. 4. Leje drejtimi automjeti elektronik (model i ri i patentës) 5. Fotokopje të dokumentave të mësipërm.

KUR APLIKANTI APLIKON PËR PASAPORTE BIOMETRIKE DHE KARTË IDENTITETI TË DËMTUARA.

Dokumentat per aplikim 1. Pasaporta biometrike e dëmtuar. 2. Karta e identitetit e dëmtuar.

KUR APLIKANTI APLIKON PËR PASAPORTA BIOMETRIKE DHE KARTË IDENTITETI PËR NDRYSHIM TË GJENERALITETEVE

Dokumentat per aplikim 1. Pasaportë dhe kartë identiteti shqiptare me identitetin e vjetër. 2. Çertifikatë lindje të aplikantit me vulë elektronike (mund ta printoni në platformën e-albania), me identitetin e ri. Fotokopje të dokumentave të mësipërm. Pagesa behet ne Konsullate me bankomat, karte krediti ose postepay nga aplikanti. Per personat nen 16 vjeç pagesa kryhet nga prinderit ose kujdestari ligjor.

[ Mjeshtria e diplomacisë është ta ndash kulaçin në mënyrë të tillë që secili të mendojë se ka marrë copën më të madhe. ] Camillo Benso di Cavour

18 pensieri riguardo “Çfarë nevojitet për të aplikuar për pasaportë shqiptare në Itali?

  1. me skadon karta e identitetit dhe pasaporta ne dhjetor,cfar dokumentash duhet te kem me vete,ku mund te bej pagesen,dhe nese esht e mundur te me jepni nje numer telefoni ,ku mund te kerkoj sqarime me te detajuara,ju faleminderit

  2. Psh .quhem Adriana kam leje qendrimi ne suedi po femijt jo njeri me.ka lindur ktu por ska pashport a mundem te aplikoj nga roma per pashport
    Per arsyje personale nuk mundem te aplikoj ne shqiperi flm

    1. dua te le aputament ne ambasade per te aplikuar per pasaporte pasi me skadon ne shkurt te 2020. dhe pagesa duhet bere para se te le aputament apo duhet ta kem me vete ne diten qe do bej aplikimin per pasaporte. dhe sa eshte pagesa. dhe a me duhet me vete karta e identitetit pasi e kam lene ne shqiperi. faleminderit nese pergjigjesh.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *