Gent Cakaj jep lajmin për konvertimin e patentave shqiptare

Ja çfarë shkruan në rrjetet sociale ministri i jashtem në detyrë Gent Cakaj:

Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali 😀!

Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019 

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë 
🙏✌!

Sapo të kemi risi do ti bejmë publike, ndërkohë udhëtoni me kujdes çfarë do lloj qoftë patenta juaj 🙂 akoma më shumë kujdes të bëjnë ata që kanë vështërsi të bëjnë patenten në Itali 🙂

A e ke vënë re se kushdo që e nget makinën më ngadalë se ti është budalla, por kushdo që e nget më shpejt është i çmendur? George Carlin

2 pensieri riguardo “Gent Cakaj jep lajmin për konvertimin e patentave shqiptare

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *