Ja cilat prokura lëshohen nga zyrat konsullore në Itali

Shumë prej nesh mbajnë mend se jo të gjitha prokurat e posaçme që po përmendim u lejonin nga punonjesit konsullore. Shpesh herë ca gjëra edhe se të vogla përmirësojnë edhe në të mirën tonë…

Aktualisht mund të pajisemi me prokurë në konsullatë për këto arsye:

  • – prokura të thjeshta, të cilat janë prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit.
  • – prokura për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, shpallje martese, tërheqje pasaporte, tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë, tërheqjen e dëshmive të penalitetit si dhe tërheqjen e dokumenteve pranë autoriteteve private, etj.
  • – prokura për ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të Gjendjes Civile, si regjistrime lindjesh, martese, ndarje nga trungu familjar, denoncimin e humbjes së dokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre), procedura për legalizimin e shtëpive (pranë ALUIZNI-t) ose të ngjashme me to dhe tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, etj.
  • – prokurat për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti dhe kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit, etj.
  • – prokura për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri; (p.sh. njohjen e vendimit të divorcit të bërë në një shtet të huaj, etj.)

Do bëjmë kujdes, që sapo të ketë modifikime, ti bejmë publike! 🙂

Mes strukturave shoqërore, burokracia është më e vështira për t’u shkatërruar.

Max Weber

2 pensieri riguardo “Ja cilat prokura lëshohen nga zyrat konsullore në Itali

    1. Grazie per averci contattato. Chiamaci dal lunedì al venerdì al numero che trovate in questo sito e vi informeremo. Flm

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *