Çfarë nevojitet për të bërë regjistrimin e fëmijës në Shqipëri?

Çdo ditë falë Zotit 🙂 lindin shtetas shqiptarë nëpër botë. Këtu me këtë shkrim, dëshirojmë të informojmë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali se çfarë të bëjnë fillimisht kur shtohen me një fëmijë.

Hapi i parë dhe rasti më frekuent është kur lind një femijë nga dy shtetas shqiptarë.

Në ketë rast rruga më e thjeshtë, më ekonomike e më e shpejtë është kjo: Çertifikatën e lindjes së fëmijës me atësi dhe mëmësi lëshuar nga komuna në Itali, të legalizuar me Vulë “Apostille” ta dergoni në Shqiperi pranë zyres së gjendjes civile ku keni vendbanimin. Çertifikata e lindjes në fjalë nevojitet e përkthyer në gjuhën shqipe dhe këshillojmë që ta kryeni në Shqipëri sepse kushton më lirë. Normalisht, nuk nevojitet deklaratë noteriale që dikush të bëjë regjistrimin kur prindërit janë të kurorëzuar.

Nëse prindërit nuk janë të kurorëzuar, fëmija regjistrohet pranë gjendjes civile të nënës dhe në këtë rast mund t’ju kërkojnë deklaratë noteriale.

Një rast tjetër pak më i ndërlikuar është kur fëmija ka lindur nga një shtetas shqiptar dhe një shtetas i huaj! Së shpejti do mundësojmë një post me shpjegime e udhëzime të rastit në fjalë.

Tre gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët. Dante Alighieri

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *